Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liberalizimi I Vizave-Pollo: Shqipëria Do Të Plotësojë Në Kohë Tre Kriteret E Kërkuara Nga Ke
English

Liberalizimi I Vizave-Pollo: Shqipëria Do Të Plotësojë Në Kohë Tre Kriteret E Kërkuara Nga Ke

- Ministri Pollo drejton tryezën e përbashkët qeveri-donatorë - TIRANË, 4 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo deklaroi sot, se "propozimi i Komisionit Europian për të hequr vizat afatshkurtra për Shqipërinë, është një hap historik për çdo qytetar shqiptar", ndërsa siguroi se "tre standardet ende të paplotësuara për Shqipërinë, do të trajtohen me intensitet nga qeveria". Këtë deklaratë, Ministri Pollo e bëri gjatë tryezës së përbashkët qeveri-donatorë, që u organizua sot, në ambientet e Hotel Sheraton, ku ishin të pranishëm ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe komunitetit donator në Shqipëri. "Strategjia e riintegrimit të të kthyerve shqiptarë, një nga tre kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, do të miratohet nga Këshilli i Ministrave në mes të qershorit", tha ministri Pollo. Më tej, ai përmendi reformat e 6 muajve të fundit të Qeverisë në një sërë fushash dhe impaktin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE. Lidhur me politikat ekonomike, ministri Pollo theksoi se "masat e marra nga qeveria shqiptare, investimet e mëdha në infrastrukturë, si dhe një ekspozim relativisht i vogël i sistemit tonë bankar ndaj tregjeve financiare ndërkombëtare, kanë pasur efekte pozitive në rritjen ekonomike të Shqipërisë". "Ekonomia jonë premton që të mbajë të njëjtën tendencë edhe gjatë vitit 2010", tha Pollo. Lufta kundër krimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave, sipas ministrit Pollo mbetet prioritet dhe komuniteti i donatorëve ka mbështetur qeverinë me projekte të ndryshme në forcimin e masave antikorrupsion. "Në maj 2010, Shqipëria ka mirëpritur një konferencë rajonale të Transparency International, ku u vlerësua progresi në luftën kundër korrupsionit", tha ministri Pollo. Duke folur për administratën publike, ministri Pollo tha se "vizioni i qeverisë është një administratë publike e vogël, efektive dhe e paanshme, e bazuar në merita profesionale". Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore, sipas tij "është një ndër burimet kryesore përcaktuese për të ardhmen e vendit". "Vijimësia e reformës së administratës publike mbetet një angazhim shumë i rëndësishëm i qeverisë. Vendimi i fundit i qeverisë për hapjen e shkollës për administratën publike përbën një bazë shumë të rëndësishme për arsimin e nëpunësve civilë", tha Ministri Pollo. Ai theksoi se "qeveria është e vendosur të ndërtojë një shoqëri informacioni shumë moderne dhe të standardeve të larta". "Penetrimi i teknologjisë së informacionit është rritur nga 4.8 për qind në 2005, në 32 për qind në vitin 2009. Qëllimi ynë është që të plotësojmë standardet e BE-së", tha Ministri Pollo. Para donatorëve, Pollo e konsideroi investimin në arsim dhe shkencë me rëndësi për zhvillimin e vendit. Gjithashtu, sipas tij "investime shumë të rëndësishme kanë mbështetur reformat e kujdesit shëndetësor në Shqipëri". "Sfidat në këtë sektor mbeten të konsiderueshme dhe është e rëndësishme që të rriten investimet në krahun e punës për të përmirësuar kujdesin shëndetësor", tha ministri Pollo./n.m/
KOMENTE