Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liderët në Maqedoni, nuk bëhen bashkë
English

Liderët në Maqedoni, nuk bëhen bashkë

Shkup, 4 Qershor, NOA - Një nismë e kryetarit të DR-së, Imer Selmani për unitet midis partive politike shqiptare, e cila po shqyrtohet edhe nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, pas takimit të tyre dy të fundit në Tiranë, që në fillim ka hasur në përgjigje jo optimale dhe kundërshtime të heshtura.

Kryetari i DR-së, Imer Selmani, dje ka deklaruar se po analizohet nisma dhe shpreson ai se do të kalohen interesat dhe kapriçot personale të liderëve politik shqiptar, duke vendosur interesat kombëtare.

“Në këtë situatë nuk shoh rrugëdalje tjetër përpos dialogut dhe unifikimit të qëndrimeve të faktorit politik shqiptar”, ka theksuar Selmani, duke shtuar se për këtë ka biseduar me faktorë të rëndësishëm brenda dhe jashtë vendit.

Në BDI nuk e shohin si tejet serioze një ide të tillë të hedhur.

“Përderisa ideja thuhet në opinion ndërsa nuk krijohet klimë e brendshme e kontaktit të drejtpërdrejt, atëherë parashtrohet pyetja, se pse e gjuan një ide të tillë në opinion. Nuk e di se si janë raportet e Imer Selmanit me partitë tjera, dhe ai arrin të ketë konsensus me PDSH-në, apo nuk e arrin.

Në fund të fundit, një ide të tillë duhet ta jep një parti politike e cila ka peshë dhe relevancë, për të realizuar një qëllim të tillë. Çdo parti politike e gjuan ide të tillë , si dhe çdo parti parlamentare dhe jo parlamentare kanë gjuajtur ide të tilla dhe kanë mbetur vetëm ide”, ka theksuar shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Tahir Hani.

NOA-INA

KOMENTE