Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Fratini: Izraeli Duhet Të Lejojë Kalimin E Ndihmave Në Gaza
English

Lindje E Mesme - Fratini: Izraeli Duhet Të Lejojë Kalimin E Ndihmave Në Gaza

FIRENCE, 4 qershor /ATSH-ANSA/ - Izraeli duhet t'i lejojë anijet me ndihma në Rripin e Gazës, për aq kohë sa kontrollet e sigurisë janë kryer plotësisht, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian Franko Fratini. Deklaratat e Fratinit erdhën pas pyetjes së një gazetari lidhur me anijen irlandeze "Rachel Corrie" që pritet të mbërrijë në ujërat e territoreve palestineze. Pas tragjedisë së rëndë të së hënës kur një komando izraelite sulmoi një anije turke me aktivistë të paqes, në të cilën humbën jetën tetë turq dhe një turko-amerikan, Fratini deklaroi se "Izraeli tashmë e ka kuptuar se e gjithë bota kërkon që të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza". "Ne mendojmë se nga mësimi që u nxor nga tragjedia e fundit, Izraeli duhet të lejojë qarkullimin e produkteve të konsumit dhe ushqimin në Rripin e Gazës, shoqëruar me kontrollet e nevojshme të sigurisë", deklaroi ministri italian. "Gaza nuk duhet të qëndrojë e bllokuar", theksoi Fratini. /e.v/
KOMENTE