Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediat e huaja gabuan, vrasësi në gjykatën belge ishte një iranian
English

Mediat e huaja gabuan, vrasësi në gjykatën belge ishte një iranian

Bruksel, 4 Qershor 2010 NOA – Ngjarja që ndodhi dje në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel ku u vranë një gjyqtare dhe një sekretar gjykate, kishte për protagonist një iranian dhe jo një shqiptar. Bëhet fjalë për një 47 vjeçar, emigrant nga Irani që jetonte prje kohësh në Belgjikë. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga policia e belge dhe citohet nga “Le Monde”. Më herët, mediat kryesore ndërkombëtare si Reuters, AP, DPA, AFP etj., raportuan se autori i masakrës ishte një shqiptar.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme ora 11.23 në Bruksel, në Pallatin e Drejtësisë, kur agresori ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe me të ka hapur zjarr në drejtim të gjyqtares dhe sekretarit të saj, duke u marrë jetën.

Viktimat u identifikuan si Isabelle Brandon 61 vjeçe dhe sekretari i saj, Andre Bellemans.

Menjëherë më pas autori ka vrapuar por është ndjekur nga policia dhe në arrati e sipër ka mbetur i plagosur por ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga forca të shumta policore.

Nga hetimet doli se gjyqtarja e vrarë, kishte nën shqyrtim një dosje civile të të dyshuarit.

Ngjarja bëri bujë dhe ministri i Drejtësisë së Belgjikës, z. Stefan De Clerck, pohoi: “Kjo është hera e parë ndonjëherë që një gjyqtar është qëlluar këtu në gjyq”. Dhe menjëherë më pas, pranoi: “Masat e sigurisë kanë dështuar”.

f.c/r.n/NOA

Foto të tjera, te Galeria

KOMENTE