Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta-Imami në Kombinatin e Poliçanit: Kujdes me demontimet
English

Meta-Imami në Kombinatin e Poliçanit: Kujdes me demontimet

Poliçan, 4 qershor, NOA – Zv/kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, vizituan sot Kombinatin Mekanik Ushtarak të Poliçanit, ku shoqëroheshin edhe nga zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu dhe zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, kundëradmiral Kristaq Gerveni.

Me këtë rast, në Kombinatin e Poliçanit kishin ardhur edhe përfaqësues të kompanisë amerikane CUBIC, përfaqësues të pushtetit vendor, ushtarakë të lartë dhe drejtorë nga Ministria e Mbrojtjes etj.

Qëllimi i vizitës së sotme ishte inspektimi nga afër i linjave të demontimit të municioneve të tepërta të ngritura në këtë Kombinat.

Nga ana e tij, drejtori i kombinatit, Lulëzim Gojka, i njohu të pranishmit me punën e bërë dhe arritjet e shënuara në procesin e demontimit të municioneve të tepërta, si dhe problemet e evidencuara gjatë realizimit të këtij procesi.

“Procesi i demontimit të municioneve të tepërta është një proces i vështirë, delikat, por edhe me një dinamikë të lartë të punës, ka theksuar z. Imami, dhe ky proces përbën një nga objektivat më parësore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Për këtë qëllim është ngritur një bord drejtues dhe është miratuar një Plan Veprimi i mirëdetajuar, i cili po ndiqet dhe po zbatohet me rigorozitet nga të gjitha strukturat përkatëse në ministri”, tha ministri Imami .

Sipas tij, problemi i demontimit të municioneve është një proces mjaft serioz, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e rajonit tonë.

Ai përmendi dhe rezultate konkrete të punës së bërë deri më tani, duke theksuar se vetëm në muajin maj janë asgjësuar në total 1747 ton municione, nga të cilat: 957 ton në poligone dhe 790 ton janë demontuar në uzina, me një mesatare 87-90 ton në ditë. Gjithsej gjatë 5-mujorit të parë janar-maj janë asgjësuar 5215 ton.

Ndërsa Meta tërhoqi vëmendjen për të rritur më shumë kujdesin dhe kërkesën e llogarisë për forcimin e masave të sigurimit teknik, me qëllim që ky proces të realizohet jo vetëm në kohë, por edhe pa asnjë incident dhe humbje në njerëz.

n.e/NOA

KOMENTE