Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një ushtar kapet duke ngrënë gjarprin e gjallë (Foto)
English

Një ushtar kapet duke ngrënë gjarprin e gjallë (Foto)

Kinë, 5 Qershor NOA - Kjo foto vjen nga Kina, në krahinën e Enshi, në të cilën duket mjaft qartë një djalë i veshur në uniformë ushtarake, i cili merr përsipër një sfidë tepër të vështirë duke ngrënë për së gjalli një gjarpër. Në fillim përpjekjet e tij janë për ta kapur atë, më pas me njërën dorë e shtrëngon, ndërsa me tjetrën fillon të heqë lëkurën e këtij zvarraniku.

Fotoja tashmë është shpërndarë menjëherë online dhe tregon për një sfidë me të vërtetë të çmendur që ka marrë përsipër një djalë nga Kina.

Këto janë prova që shpesh herë shihet të bëhen nga ushtarë, të cilët janë në misione dhe i konsiderojnë ato, si prova guximi dhe force. Kujtojmë se disa ditë më parë foto të këtij lloji ishin kapur dhe nga agjencia e lajmeve Reuters ku si përmbajtje kishin një tjetër ushtarë, i cili po përpiqej të shkulte kokën e një gjarpri helmues.

r.b/NOA

KOMENTE