Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Okb - Koreja E Jugut I Drejtohet Zyrtarisht Këshillit Të Sigurimit Lidhur Me Mbytjen E Anijes Së Saj
English

Okb - Koreja E Jugut I Drejtohet Zyrtarisht Këshillit Të Sigurimit Lidhur Me Mbytjen E Anijes Së Saj

NJU JORK, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Koreja e Jugut iu drejtua sot zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me goditjen me silurë të një prej anijeve të saj, për të cilën ajo akuzon Korenë e Veriut, njoftoi ambasadori i saj në OKB. Ambasadori, Park In-kook, njoftoi se i ka dorëzuar një letër ambasadorit të Meksikës në OKB, Claude Heller, i cili është president i radhës i Këshillit të Sigurimit këtë muaj. Në letër kërkohet "që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë një veprim në përshtatje me gamën e rëndë të situatës". Ambasadori i Koresë së Jugut nuk dha hollësi të tjera lidhur me përmbajtjen. Heller i deklaroi shtypit se do të fillojë bisedime me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit "për të dhënë një përgjigje të përshtatshme" pa saktësuar se kur. /I.Pu.
KOMENTE