Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peshkatari grek përdhunoi të miturën shqiptare, rihapet procesi i bujshëm
English

Peshkatari grek përdhunoi të miturën shqiptare, rihapet procesi i bujshëm

Ngjarja ndodhi në ishullin Rodos, u abuzua disa herë një 14 vjeçare shqiptare, babai paditi maniakun. Gjyqi i parë i dha fillimisht liri dhe më pas 5 vjet burg, tani nis proces i ri, delikat. Dy dëshmitarët kyç, 17-vjeçarë, janë zhdukur në mister. Banorët: i njëjti maniak vëritet dhe pranë vajzave tona

Rodos, 4 Qershor 2010 NOA – Një vajzë e mitur shqiptare, nuk i mjaftonin problemet mendore që vuante prej kohësh, por u desh të përballej me abuzim seksual nga një peshkatar grek që e përdhunoi atë egërsisht duke i shkaktuar traumë fizike dhe psikologjike. E për të mos mjaftuar këto, agresori i dënuar me pesë vjet burgim, kërkon të fitojë lirinë, duke këmbëngulur pa prova se nuk ishte ai autori i krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2008 ishullin Rodos, i mbipopulluar në këtë fillimsezoni veror sidomos nga turistë amerikanë dhe evropianë.

Autori i ngjarjes është një shtetas 67-vjeçar grek nga Pserimo, peshkatar, banor i ishullit Rodos në Dhodhekaniso.

Gjithçka kishte ndodhur më 1 maj 2008 kur 67-vjeçari ndali në rrugë vajzën 14 vjeçare shqiptare e cila arsimohej në një shkollë speciale për fëmijët me probleme mendore në Ko, pranë një zone arkeologjike të qytetit-ishull. Në fakt, disa herë maniaku e takonte vajzën dhe vetëm sa e përshëndeste duke i dhënë gjithnjë ndonjë ëmbëlsirë dhe largohej.

Këtë radhë, maniaku e kishte ndarë mendjen. Ai e tërhoqi vajzën e cila nuk arrinte të bërtiste, në zonën arkeologjike dhe e shtriu në lëndinë. U zhvesh vetë i tëri dhe nisi të abuzojë me 14-vjeçaren. Pikërisht kur ishte duke përfunduar shfryrjen e epshit seksual, është dalluar nga disa banorë të zonës që kanë vrapuar ta kapin.

Pak më vonë, një skuadër policore vuri në pranga të dyshuarin që u identifikua nga dëshmitarët.

Pas denoncimit që kreu babai të të voglës, mbështetur nga komuniteti i zonës, disa muaj pas ngjarjes, më 12 janar 2009 nisi procesi.

Por gjyqi kaloi në një kalvar sepse i dyshuari këmbënguli se asgjë nuk ishte e vërtetë. Kurse e mitura e marrë në pyetje dhe nga një psikologe e gjykatës, pohoi se aktet abuzive, 67-vjeçari i kishte kryer dhe herë të tjera.

Duke u ndalur në 1 majin 2008 kur maniaku u pa në lëndinë teksa përpiqej të përdhunonte të miturën e sëmurë, gjykata kërkoi që të thirren si dëshmitarë një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë. Por pavarësisht përpjekjeve që u bënë për të gjetur këta dëshmitarë kyç, ata nuk u gjetën dhe policia tha se janë zhdukur në mënyrë të paqartë.

Në këto kushte, gjyqtari Jorgos Ikonomu, vlerësoi se 67-vjeçari duhet të dilte i lirë dhe kundrejt garancisë qesharake prej dy mijë eurosh dhe detyrimit për paraqitje dy herë në muaj në gjykatë, e la të lirë.

Por pak javë më pas, furi denoncimesh vërshuan nga banorët e zonës të cilët identifikonin të njëjtin, si personin që vërtitej me kasketë në kokë në qytetin ishull duke parë në mënyrë të dyshimtë vajzat e mitura.

I dyshuari u arrestua sërish dhe një gjyq i përshpejtuar i dha dënimin më 6 prill 2009, me pesë vjet heqje lirie. I dënuari, u dërgua për të vuajtur dënimin në burgun e Tripolit.

Ai apeloi këtë vendim duke kërkuar të rifitojë lirinë, ndaj këtë të hënë, Gjykata e Apelit në Rodos, lajmëroi nisjen e procesit të ri, që do të risjellë në vëmendje ngjarjen, të dëmtuarën dhe dëshmitarët, duke nisur nga e hëna e ardhshme dhe NOA do t;ju informojë mbi procesin.

n.s/r.n/NOA

KOMENTE