Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pronat e bregdetit, shoqata: Kompensimi nuk zëvendëson kthimin fizik
English

Pronat e bregdetit, shoqata: Kompensimi nuk zëvendëson kthimin fizik

Lexoni letrën e plotë

Tiranë, 4 Qershor, NOA – Zgjidhja e problemit të pronës me priroritet kompensimin maskon grabitjen e pronave të pronarëve të ligjshëm, pasi nuk respekton origjinën e pronës, dhe shkel parimin bazë të demokracisë.

Kështu shprehen krerët e shoqatës “Bregdeti” ndaj përgjigjes së ambasadorit të KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, i ktheu shoqatës më 17 maj, lidhur me kërkesën e shoqatës që BE të ndikojë për zgjidhjen e kaosit të krijuar me titujt e pronësisë për shkak të mos respektimit të së drejtës mbi pronën private.

Sipas shoqatës, në përgjigjen e tij Lohan shkruan se “Bashkimi Europian ka theksuar si prioritet të bashkëpunimit nevojën e kompensimit të pronarëve të mëparshëm dhe zgjidhjen e problemit të pronave”, një përgjigje, që sipas shoqatës ndryshon thelbin e problemit.

Shoqata “Bregdeti” në njoftimin e saj bën të ditur faktin se në veri të Shqipërisë, çdo trung familjar ka marrë pronat që kishte para kolektivizimit komunist.

Atje kompensime, priten vetëm për ato prona që deri në vitin 1991 janë zënë me ndërtime banimi dhe për ato prona që shfrytëzohen për nevoja publike.

Kjo, sipas shoqatës “Bregdeti” është e zgjidhja e drejtë që kërkojnë pronarët e ligjshëm të zonave turistike, ku prej 19 vjetësh nga politikanët po zbatohet një standard i dyfishtë.

Shoqata e quan të padrejtë në koncept përgjigjen e ambasadorit Lohan, pasi pronarët e tokave të zonave turistike nuk e kanë humbur asnjëherë të drejtën e pronës së trashëguar as në kohën e diktaturës.

Kompensimi, sipas njoftimit të shoqatës duhet të parashikohet për ata që kanë përfituar padrejtësisht prona.

“Kaosi i pronave në zonat turistike ndreqet nëse institucionet ndërkombëtare do të kuptohet se ky problem është problem i të drejtës dhe është më i rëndësishëm se kutitë e votimit dhe diskriminimi i supozuar i ndonjë homoseksuali”, shkruhet shprehimisht në këtë letër, të publikuar nga shoqata “Bregdeti.

Zgjidhja e shpejtë e problemit vjen përmes përcaktimit të afateve kohore të shpejta, nëpërmjet një ligji të miratuar me procedurë të shpejtuar, që të detyrojë shtetin të përfundojë paraprakisht kthimin fizik dhe shpalljen e pavlefshmërisë për aktet transferuar personave të tretë, pas vitit 1991, të pronave të zonave turistike të shtetëzuara nga diktatura.

Krerët e shoqatës duke shpresuar në mirëkuptimin e amasadorit të KE-së, Helmuth Lohan, e përmbyllin këtë letër me një pyetje: “Në cilin nga vendet e ish kampit komunist dhe në ato që janë antare në BE-së pronat e zonave turistike nuk i janë kthyer pronarëve por janë përvetësuar nga klanet e politikanëve?”, një standard ky jo europian, që justifikon me kompensim atë që shkel të drejtën e pronës së trashëguar, kur kthimi fizik është plotësisht i mundur.

mit/NOA
KOMENTE