Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria, takim me donatorët për reformat
English

Qeveria, takim me donatorët për reformat

Tiranë, 4 Qershor, NOA - Qeveria organizoi sot një tryezë të rrumbullakët me donatorët, e drejtuar nga ministri për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo si dhe ambasadori Robert Bosch, shef i Misionit të OSBE-së në Shqipëri dhe kryetar i radhës i Sekretariatit Teknik të Donatorëve.

Pollo përmendi në fjalën e tij reformat e 6 muajve të fundit të qeverisë në një sërë fushash dhe impaktin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE. “Propozimi i fundit i Komisionit Europian, për të hequr vizat afatshkurtra për Shqipërinë, - u shpreh ministri Pollo, - është një hap historik për çdo qytetar shqiptar, i realizuar me punë e djersë”.

Ndërsa përsa i përket strategjisë për ri-integrimin e të kthyerve shqiptarë, ministri Pollo tha se ky dokument do të miratohet nga Këshilli i Ministrave në mes të qershorit.

Lidhur me politikat ekonomike, ministri Pollo vijoi se “masat e marra nga qeveria shqiptare, investimet e mëdha në infrastrukturë, si dhe një ekspozim relativisht të vogël të sistemit tonë bankar ndaj tregjeve financiare ndërkombëtare, kanë pasur efekte pozitive në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Nga ana e tij, ambasadori i OSBE-së, Bosch iu drejtua tryezës në emër të komunitetit të donatorëve dhe shprehu kënaqësinë e tyre lidhur me progresin e konsiderueshëm në drejtim të zbatimit të Sistemit të Integruar të Planifikimit, i cili do të ndihmojë edhe në përputhjen më të mirë të asistencës së jashtme me prioritetet e qeverisë.

“Shpresojmë që kapacitetet e forcuara gjatë viteve të shkuara me ndihmën e donatorëve do të ruhen dhe do të përdoren në mënyrën më optimale", - tha ai.

Takimi konsiderohet me ndikim të madh në çështjet e koordinimit të donatorëve dhe shërben si një forum për të shkëmbyer informacion dhe për një dialog të hapur e konstruktiv në përmirësimin e efektivitetit të ndihmës së huaj në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE