Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha përgjegjës, nëse dështojnë negociatat
English

Rama: Berisha përgjegjës, nëse dështojnë negociatat

Tiranë, 4 qershor, NOA - “Përgjegjësia nëse dështojnë negociatat është e kryeministrit Sali Berisha. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë dhe rruga e protestave mbetet e hapur, nëse pala tjetër nuk pranon të tërhiqet”. Kjo është deklarata që ka bërë sot Kryetarit i PS-së, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Kryetari i Partisë Socialiste ka theksuar se mazhoranca aktuale po rrezikon të pengojë integrimin e vendit. Duke folur për ultimatumin e ndërkombëtarëve, Rama u shpreh se me këtë shprehje nuk ka kuptuar një pezullim të menjëhershëm të marrëdhënieve.

“Të mos harrojmë se nuk jemi në një periudhë lufte me afate, që në afatin e skadimit prodhojnë menjëherë bombardime”, ka thënë Rama në lidhje me afatin dy javor dhe interpretimin që i është bërë nga palët.

Duke u ndalur në raportet e vendit me ndërkombëtarët, Rama u shpreh se kriza po thellohet duke kërcënuar procesin e integrimit të vendit.

“Por kërcënohen raportet me komunitetin evropian dhe strukturat evropiane. Sali Berisha duhet ta dëgjojë me shumë vëmendje se për hir të kutive të mbyllura nuk mund të sakrifikohen interesat e shqiptarëve”, u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste, në bashkëbisedimin me ndërkombëtarët.

Ai shtoi se kriza politika ka sjellë dhe krizën ekonomike dhe rritjen e pasigurisë në vend.

“Pa zgjidhjen e kësaj krize, problemet për ekonominë vetëm përkeqësohen dhe vështirësohen dhe përgjegjësia është vetëm e Sali Berishës dhe vetëm e tij”, tha Rama.

Ai shtoi se kriza është në themelin e demokracisë dhe të parlamentit dhe hidhja është vetëm te procesi i transparencës.

m.xh/NOA

KOMENTE