English

Rama:Zgjidhja E Krizës Politike E Lidhur Me Integrimin Re Vendit

TIRANË, 4 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ripërsëriti sot domosdoshmërinë për zgjidhjen e krizës politike në vend, që është e lidhur me ecurinë e procesit të integrimit. "Kriza jo vetëm nuk është zgjidhur, por ajo po thellohet duke kërcënuar procesin e integrimit të vendit dhe përkeqësimin e raporteve me komunitetin ndërkombëtar dhe strukturat europiane, gjë që nuk duhet të ndodhë. Për hir të kutive të mbyllura nuk mund të sakrifikohen interesat e vendit dhe ritmet e integrimit", nënvizoi kryetari socialist gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Ai konfirmoi qëndrimin e opozitës për të mos u tërhequr nga qëndrimi i saj për transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. "Zgjidhja është tek transparenca, për t'i hapur rrugën normalizimit të procesit demokratik në vend", shtoi Rama. Në komunkimin e sotëm me gazetarët kryetari i PS-së u ndal dhe tek situata ekonomike në vend, duke theksuar se "ekonomia vazhdon të përjetojë krizë dhe tkurrje, duke çuar në rënien e nivelit të jetesës së familjeve shqiptare". Ai gjithashtu, shprehu shqetësim për raportin mes importit dhe eksporteve, që sipas Ramës vazhdon të mbetet 'dramatik'. "Importi është 10 herë më i lartë se eksporti", tha ai ndërsa e vuri theksin tek ndryshimet e ndodhura së fundi në legjislacionin tatimor, i cili sipas kreut të opozitës është ndryshuar 9 herë, në katër vjet./a.gj/
KOMENTE