Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Të Paktën Katër Të Vdekur Nga Dhuna Në Rajonet E Kaukazit
English

Rusi - Të Paktën Katër Të Vdekur Nga Dhuna Në Rajonet E Kaukazit

MOSKË, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Katër persona, një imam, një drejtues distrikti, një polic dhe një punonjëse, mbetën të vdekur sot nga dhuna në Dagestan dhe Ingusheti, dy prej rajoneve më të paqëndrueshme të Kaukazit rus, në kufi me Çeçeninë. Një imam mbeti i vdekur dhe një tjetër person u plagos sot në qytezën Tarki, në Dagestan, para një xhamie ku një person i armatosur hapi zjarr mbi turmën e besimtarëve para fillimit të lutjeve të së premtes së mirë, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve. "Një person, imami, mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri dhe një tjetër u plagos dhe u dërgua në spital", deklaroi një zyrtar i policisë për RIA Novoshti. Në orët e paradites, shefi i distriktit Magaramkent, në Dagestan u sulmua nga disa persona të cilët hapën zjarr dhe u larguan me një automjet nga vendngjarja. Azadi Chikhbabaïev gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra. Në Ingusheti, një tjetër republikë kaukaziane ku dhuna zotëron, dy persona mbetën të vdekur dhe mbi dhjetë të tjerë u plagosën në qytezën Sagopchi, nga një sulm me armë zjarri nga një grup personash të maskuar./ /i.p/
KOMENTE