Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu Viziton Prokurorinë E Shtetit: Sundimi I Ligjit Është Interes I Kosovës
English

Sejdiu Viziton Prokurorinë E Shtetit: Sundimi I Ligjit Është Interes I Kosovës

PRISHTINË, 4 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Sundimi i ligjit është interesi i Kosovës, theksoi sot Presidenti Fatmir Sejdiu gjatë një vizite në Prokurorinë e Shtetit. "Prokurorët do ta kenë mbështetjen time të parezervë për zbatimin e përgjegjësive që kanë institucionet e sundimit të ligjit në misionin dhe përgjegjësitë e tyre, kurse politika duhet të jetë jashtë ndikimit në sistemin e prokurorisë dhe atë gjyqësor të Kosovës", tha ai. Gjatë takimit me Kryeprokurorin e Shtetit, Ismet Kabashin, si dhe me Kryeprokurorin e EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk, Presidenti Sejdiu tha se e përkrahte plotësisht punën e Prokurorisë dhe të sistemit gjyqësor në përgjithësi në fushën e sundimin e plotë të ligjit dhe zbatimin e përgjegjësive që kanë institucionet e sundimit të ligjit në misionin e tyre. Ndërsa, Kryeprokurori Kabashi, duke vlerësuar vizitën e Presidentit Sejdiu në Prokurorinë e Shtetit si shenjë të përkrahjes së fuqishme për punën e Prokurorisë dhe të sistemit gjyqësor në përgjithësi, tha se prokurorët në të ardhmen do të japin kontributin e tyre për sundimin e ligjit dhe luftimin e të gjitha dukurive negative, të cilat e pengojnë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Evropës. /s.s./
KOMENTE