Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, Shembull Suksesi Në Rajon Për Demontimin E Municioneve
English

Shqipëria, Shembull Suksesi Në Rajon Për Demontimin E Municioneve

- Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami inspektojnë uzinën e demontimit të armëve në Poliçan - POLIÇAN, 4 Qershor/ATSH-Andi Myrtaj/.- Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta shprehu sot, vlerësime për punën e shkëlqyer të ministrisë së Mbrojtjes lidhur me procesin e demontimit të municioneve luftarake. I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit lokalë, ministri Meta inspektoi sot uzinën e demontimit të armëve në Poliçan, ku u njoh nga afër me kushtet e punës dhe gjithë procesin që realizohej aty për asgjësimin e municioneve luftarake. Gjatë fjalës së tij për mediat, Meta tha se "për nga ecuria e suksesit lidhur me procesin e demontimit të armëve, Shqipëria është një shembull në rajonin tonë". Ndërsa ministri Imami deklaroi se procesi i demontimit të minicioneve luftarake po shkon në mënyrë të shkëlqyer. "Shqipëria po kryen një nga proceset themelore për t'u shkëputur nga e kaluara e saj", tha ai. Ministri Imami theksoi sigurinë e të gjithë procesit si dhe masat e mara për realizimin me sukses të tij, duke u shprehur se "procesi në tërësi është shumë i sigurtë". "Do të rrisim kapacitetet për përballimin e një fluksi më të lartë lidhur me demontimin e armëve", tha Imami, ndërsa garantoi që ky proces do të përfundojë më shpejt se afatet e parashikuara. "Afati i përfundimit të këtij procesi është viti 2014, por ne do të mundohemi që ky proces të përmbyllet brenda këtij mandati qeverisës, pra brenda vitit 2013", tha Imami. Duke e konsideruar si një proces tepër të rëndësishëm për sigurinë e vendit, Imami evidentoi edhe masat e mara lidhur me reduktimin e impaktit negativ të procesit në mjedis. Uzina e demontimit në Poliçan, që ndodhet rreth 20 km larg qytetit të Beratit, është një nga 3 uzinat e demontimit të armëve dhe municioneve luftarake në Shqipëri dhe kryen afërsisht 18 për qind të volumit të punës për demontimin e municioneve luftarake. Aktualisht në Shqipëri mendohet se janë afro 77 mijë ton municione që priten të demontohen, ndërkohë që 3 uzinat e demontimit së bashku me disa poligone të hapura në shkallë vendi, aktualisht realizojnë demontimin për një sasi prej 1750 ton municione në muaj. Uzina e demontimit në Poliçan ka siguruar mbështetje edhe nga SHBA dhe Danimarka lidhur në procesin e demontimit të municioneve luftarake. /m.m//n.m/
KOMENTE