Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Konflikti Mes Drejtuesve, Tirana Rrezikon Të Humbasë Disa Lojtarë
English

Sport-Futboll/ Konflikti Mes Drejtuesve, Tirana Rrezikon Të Humbasë Disa Lojtarë

TIRANË, 4 Qershor/ ATSH- Gjergji Mima/ - Skuadra e Tiranës rrezikon të humbasë disa nga lojtarët e saj kryesorë në merkaton e verës. Konflikti që ka përfshirë presidentin Refik Halili, të cilit i ka skaduar kontrata si sponsor i klubit në 31 maj, dhe shefit të klubit, Rauf Dimraj, duket se rrezikon të shpërbëjë klubin kryqytetas. Kështu qëndërmbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani, pranoi se do të marrë parasysh oferta nga jashtë Shqipërisë, nëse presidenti aktual i bardhebluve, Refik Halili, do të largohet nga drejtimi i 24-herë kampionëve të Shqipërisë. Sipas 24-vjeçarit Osmanit, ish-lojtar i Skënderbeut, Elbasanit, Teutës e Partizanit, ai ka disa oferta nga ekipe zvicerane. Osmani më parë ka pasur edhe një eksperiencë të shkurtër në Ukrainë, me Voskla Poltava dhe Metalurg Zaporizhja. Ndërkohë edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Andi Lila, titullar në fitoret 1-0 të Shqipërisë në miqësoret kundër Malit të Zi dhe në Andorrës, mund të largohet nga 24-herë kampionët e Shqipërisë. Ish-lojtari i Besës ka pranuar se ka disa oferta nga klube nga vendet e Lindjes, ku sipas tij, mund të firmosë brenda 24 orësh, por ende pret një ofertë të rëndësishme nga një ekip perëndimor. Para dy vitesh, Lila, atëherë në radhët e Besës, refuzoi një ofertë disa milionëshe nga Ukraina./s.s./
KOMENTE