Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Elis Bakaj Ofertë Nga Hanover 96
English

Sport-Merkato/ Elis Bakaj Ofertë Nga Hanover 96

- Ndërmjetës është mesfushori Altin Lala. Dinamo kërkon 800 mijë euro nga klubi i Bundesligës 1 - TIRANË, 4 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Sulmuesi i Kombëtares dhe i Dinamos, Elis Bakaj (15 gola sezonin e kaluar), mund të luajë në Gjermani me Hannover 96, skuadrën e Altin Lalës në Bundesliga 1. Në Tiranë është zhvilluar një takim midis zëvendëspresidentit të Dinamos, Avni Braçe, kapitenit të Kombëtares shqiptar, Altin Lala dhe një menaxheri gjerman të Hannover, për të diskutuar modalitetet e transferimit të 22-vjeçarit të Dinamos. Në muajin maj u fol se Bakaj do të provohej te Erzegebirge Aue, por Bakaj nuk preferoi të shkonte. Skuadra gjermane ku militojnë Skerdilajd Curri dhe Alban Ramaj u ngjit në Bundesliga 2. Me këtë skuadër më parë ka luajtur edhe Ervin Skela. Tre vjet më parë kishte dështuar në provën e tij te Erzgebirge sulmuesi i Tiranës, Arbër Abilaliaj. 22-vjeçari Bakaj, i cili u shpall "Lojtari më i mirë i vitit 2009", një çmim i dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas votimit të trajnerëve të Kategorisë Superiore, nëse do të rekrutohej nga Hannover 96, do të ishtë lojtari i tretë shqiptar që do luante në radhët e këtij ekipi, pas Altin Lalës dhe mesfushorit Valdet Rama. Për Bakajn, një futbollist i grumbulluar rregullisht me Kombëtaren e Shqipërisë (duke filluar me trajnerët Oto Bariç, Ari Han e tani Josip Kuzhe), është folur më përpara edhe për një mundësi kalimi te Litex Lovech, kampionen e Bullgarisë. Me Litex Lovech më parë kanë luajtur Alban Bushi dhe Altin Haxhi. Për lojtarin shqiptar, Elis Bakaj, është folur shpesh për një transferim të mundshëm jashtë dhe për të janë përmendur emra të tillë si Borusia Dortmund (Gjermani), Kievo (Itali), por dhe Inter Baku në Azerbajxhan, ndërsa para tre sezonesh ai ishte në provë te Pas Janina në Greqi. Bakaj u transferua në dhjetor të vitit 2008 nga Partizani te Dinamo për shumën e 100 mijë eurove, kurse tani gati 1 vit e gjysmë më pas, Dinamo kërkon as më pak dhe as më shumë, por 800 mijë euro nga Hannover 96 për kartonin e futbollistit të saj kryesor./s.s./
KOMENTE