Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Shtohet Lista E Mungesave Në Botëror, Edhe Drogba Jashtë Afrika E Jugut 2010
English

Sport- Shtohet Lista E Mungesave Në Botëror, Edhe Drogba Jashtë "Afrika E Jugut 2010"

TIRANË, 4 Qershor /ATSH/ - Pas Esienit dhe Balakut, një tjetër futbollist i Çelsit i jep lamtumirën Kampionatit Botëror. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka pësuar një dëmtim dhe shpresat janë minimale. Sipas të përditshmes sportive franceze "L'Equipe", sulmuesi afrikan ka pësuar një dëmtim në krahun e djathtë gjatë miqësores së sotme përballë Japonisë. "Sulmuesi është dërguar menjëherë në spital për të mësuar më tepër mbi shkallën e dëmtimit. Pas ekzaminimeve, vetë lojtari ka pranuar se nuk mund të jetë në Kupën e Botës", shkruan gazeta franceze. Edhe trajneri suedez i "luanëve", Sven Goran Erikson, ka konfirmuar se Drogba ka pësuar një dëmtim në bërryl. "Për momentin nuk e dimë sa i rëndë është dëmtimi, pasi po kryejmë kontrollet e nevojshme. Sigurisht që do të ishte një problem i madh nëse e humbasim. Ai është kapiteni ynë dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë", theksoi Erikson. Frikës nga dëmtimet nuk i ka shpëtuar as tekniku i kombëtares angleze, Fabio Kapelo. Kapiteni Rio Ferdinand ka pësuar një dëmtim në gju gjatë stërvitjes së paradites dhe është dërguar menjëherë në spital. Qendërmbrojtësi i Junajtid ka pësuar edhe dëmtime të tjera në shpinë gjatë sezonit. Fabio Capello e ka gjetur zëvendësuesin e Rio Ferdinand. Ai është mbrojtësi i Tottenham, Michael Dauson./s.s./
KOMENTE