Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Stadiumi Qemal Stafa Së Shpejti Me Fushë Të Re
English

Sport- Stadiumi "Qemal Stafa" Së Shpejti Me Fushë Të Re

- Brenda pak ditësh pritet të nisin punimet, në shtator gjithçka do të jetë gati - TIRANË, 4 Qershor/ ATSH- Gjergji Mima/. - Federata Shqiptare e Futbollit do të rikonstruktojë tapetin e stadiumit "Qemal Stafa" gjatë muajve të verës, për ta patur gati në fillim të shtatorit për ndeshjen me Luksemburgun më 7 shtator. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani, "është arritur marrëveshja me bordin drejtues të stadiumit që gjithçka t'i lihet në dorë federatës, por kjo e fundit nuk do të paguajë për ndeshjet që do të luajë në këtë stadium derisa të shlyhet e gjithë shuma e investuar". Lajmi konfirmohet edhe nga këshilltari i ministrit për sportet, Indrit Fortuzi, i cili thekson se "presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e ministrisë, pikërisht për investimet në "Qemal Stafa", ku u arrit një marrëveshje për këtë qëllim". Marrëveshja parashikon që federata të investojë rreth 100 milionë lekë, të cilat do t'i "rimarrë" duke i zhvilluar pa shpenzime ndeshjet e kombëtares në këtë impiant. FSHF do të paguajë 4 milionë lekë për një ndeshje të zhvilluar. Kjo do të thotë se për ta shlyer investimin e federatës, "Qemal Stafa" duhet ta lejojë kombëtaren të zhvillojë të paktën 20 ndeshje. Problemi i vetëm i kësaj marrëveshjeje mbetet pamundësia që skuadrat shqiptare t'i zhvillojnë në "Qemal Stafa" ndeshjet ndërkombëtare. Dinamo, Tirana, Besa dhe Laçi do të luajnë në Europë, në një kohë kur stadiumi do t'i nënshtrohet rikonstruksionit. FSHF ka marrë përsipër para bordit se do ta zgjidhë gjithçka vetë, duke vënë në dispozicion stadiumet e tjera që plotësojnë kushtet./s.s./
KOMENTE