Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentët, ndihma për fëmijët e Onko-Hematologjisë
English

Studentët, ndihma për fëmijët e Onko-Hematologjisë

Tiranë, 4 qershor, NOA Foto update - Studentë të fakulteteve të ndryshme kanë qenë sot në pavijonin e onko-hematologjisë, për të dhuruar medikamente dhe dhurata për pacientët e vegjël të këtij shërbimi.

Mbi 20 studentë me të ardhurat e tyre kanë bërë të mundur blerjen e medikamenteve të kimioterapisë për këta fëmijë. Ka qenë një fond prej 100 mijë lekësh të cilat janë siguruar nga studentët e Shqotaës “Ardhmëria”.

Në këtë shoqatë nuk janë vetëm studentë të fakultetit të Mjekësisë por edhe të fakulteteve të tjera si Ekonomik, Filologjik, Inxhineria etj.

Ndërkohë stafi mjekësor i këtij pavijoni ka bërë apel për dhurim vullnetar të gjakut për të ndihmuar këtë kategori të pacientëve, po ashtu edhe apel bizneseve për të qenë më afër këtyre pacientëve, për t’u organizuar festa dhe aktivitete të tilla duke krijuar atmosfera të këndshëm në mënyrë që ata të harrojnë disi sëmundjen e rëndë.

b.a/NOA

KOMENTE