Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të 57 muajt e qeverimit të Berishës
English

Të 57 muajt e qeverimit të Berishës

Në 57 muajt e qeverimit të vet, Sali Berisha i ka ndryshuar ligjet tatimor të këtij shteti 52 herë. Kjo është as më shumë e as më pak, por shprehje domethënëse e mungesës së plotë të një vizioni të qëndrueshëm për mënyrën sesi duhet të zhvillohet ekonomia

Nga Edi Rama

Kryetar i PS

Në gjendjen e përgjithshme të vendit, familjet shqiptare po vuajnë dita ditës një përkeqësim të ekonomisë dhe që kriza e përgjithshme që shprehet në mënyrë të dukshme publike dhe për sytë e të gjithëve përmes aspektit të saj politik, prek më fortë në çdo shtëpi shqiptare, përmes aspektit të saj ekonomik.

E praktikisht të dhënat që ne disponojmë brenda kuadrit shumë të kufizuar të të dhënave që administrohen në mënyrë aspak transparente, dhe me qëllimin për ta fshehur të vërtetën, tregojnë se ka një tendencë rënieje që vazhdon.

Praktikisht në rast se i referohemi të dhënave të 4 mujorit të parë për tregtinë e jashtme, është e qartë se rënia e importeve në makineri e pajisje si tendencë, ka të bëjë drejtpërdrejtë me mbylljen e perspektivës së vendeve të reja të punës. Dhe me një rënie tërësore të prodhimit në vend, për aq sa mund të flitet për prodhim në këtë vend, kur karakteristikë kryesore e ekonomisë është mungesa e prodhimit.

Dhe nëqoftëse në vlerë nominale shifra zyrtare është 19 % rënie, në fakt në rast se fusim këtu edhe rënien e lekut kundrejt euros apo dollarit, kemi 25 % rënie krahasuar me një vit më parë. Që do të thotë se deri në fund të vitit në vijim së paku, nuk ka asnjë shans për punësim, dhe në të kundërt tendenca e vënë re për mbyllje të vendeve të punës do të vazhdojë progresivisht.

Nga ana tjetër është po kaq shqetësuese që raporti mes çka importohet dhe eksportohet në ushqime, vazhdon të mbetet dramatik. Importi është 10 herë më i lartë sesa eksporti, në një vend i cili vazhdon të jetojë krizën e rëndë të mungesës së prodhimit për ushqim.

Së treti dua të vë theksin tek ndryshimet e ndodhura në legjislacionin tatimor.

Praktikisht u ndryshua për të 9-tin herë në katër vjet, ligji i akcizat, i cili ishte ndryshuar vetëm katër muaj më parë.

Në 57 muajt e qeverimit të vet, Sali Berisha i ka ndryshuar ligjet tatimor të këtij shteti 52 herë. Kjo është as më shumë e as më pak, por shprehje domethënëse e mungesës së plotë të një vizioni të qëndrueshëm për mënyrën sesi duhet të zhvillohet ekonomia.

Të mungesës së plotë të një baze të qëndrueshme që ka të bëjë dhe me parashikueshmërinë e zhvillimit të ekonomisë dhe e të qeverisurit kuturu, si të mundemi, sa të mundemi, për shkak se qeverisja e këtij vendi ka prioritet kryesore, jo prioritet e publikut, por prioritet e oborrit të pushtetit. Fakti është se efekti i rritjes së akcizës, bashkuar këtu edhe me tvsh është 4.8 miliardë lekë në vit. Është një shumë të cilën do ta paguajnë drejtpërdrejtë qytetarët, sepse të gjitha produktet mbi të cilat shtohet akciza, janë produkte të përdorimit të përditshëm të shumicës së familjeve shqiptare. Dhe jeta e çdo familjeve shqiptare me marrjen e kësaj mase, pra për 752 mijë familjet shqiptare, do të shtrenjtohet më tej në këtë vit, me një mesatare prej 64 mijë lekësh. Ndërkohë që për 95 mijë familjet shqiptare që jetojnë në ndihmë ekonomike, kjo shumë është 50 ditë pagesë e ndihmës ekonomike më pak.

Nga ana tjetër është shumë e qartë se të gjitha të dhënat që disponojmë për aspektin fiskal të këtij 4 mujori të parë, flasin për një ekonomi në tkurrje dhe me një vështirësi në rritje. Fitimet e kompanive janë më të vogla sesa një vit më parë, xhiroja e sipërmarjes së vogël është më e vogël sesa një vit më parë. Të ardhurat personale janë më të vogla sesa një vit më parë. Në rast se ka një shifër abuzive që qeveria e prezanton si tregues rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja, fakti është se po të marrim këtu parasysh efektet e nënçmimit të lekut, e rritjes së akcizave dhe e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, atëherë rezulton se dhe kjo e ardhur nuk është më e lartë sesa një vit më parë.

Pra në tërësinë e vetë, ekonomia shqiptare vazhdon të përjetojë krizë, vazhdon të përjetojë tkurrje, vazhdon të përjetojë humbje të vendeve të punës, gjë që lidhet drejtpërdrejtë me rënien e nivelit të jetesës së familjeve shqiptare. Me mbylljen e prespektivava për punësim posaçërisht për më të rinjtë, me rënie të fuqisë blerëse në çdo familje dhe sigurisht me mungesën e një horizonti përballë gjithë kësaj vështirësie të rritur, për të cilën jo vetëm që mënyra sesi po qeveriset vendi nuk sjell asnjë përgjigje, por përkundrazi shton pikëpyetjet.

Mbetet për tu nënvizuar edhe njëherë tjetër në konkluzion, fakti se një vit më parë deformimi i vullnetit të popullit dhe grabitja e votës nuk i hapi rrugë asgjëje më të mirë sesa shtrëngimi i mëtejshëm i rrugëve të frymëmarjes së ekonomisë, humbja e mëtejshme e vendeve të punës dhe rënia e mëtejshme e ekonomisë familjare të shqiptarëve.

KOMENTE