English

Topalli: Deputeti i PS, shpifje të ulët për shtëpinë time

Tiranë, 4 Qershor 2010 NOA – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli doli me një deklaratë disa minuta më parë ku reagoi lidhur me akuzën që i bëri dje deputeti socialist Taulant Balla duke thënë se Kuvendi paguan qera për një apartament në Shkodër.

Në një reagim të posaçëm, Kryetarja e Kuvendit thotë se “kjo është një shpifje e ulët dhe trillim vulgar”.

“Kryetarja e Kuvendit nuk ka marrë asnjë qindarkë, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, për qera apartamenti, që nga momenti që është zgjedhur në këtë post”, - thotë Topalli në reagimin e saj.

Në përforcim të pohimit, Topalli premton se për sa më sipër, “gjithçka është e dokumentuar në zyrat e financës, është lehtësisht e verifikueshme dhe hedh poshtë trillimin e paskrupullt të deputetit shpifës”.

r.n/NOA

KOMENTE