Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ukrahina imiton Rusinë, Janukoviç: Nuk e njoh Abkhazinë, Osetinë ose Kosovën
English

Ukrahina imiton Rusinë, Janukoviç: Nuk e njoh Abkhazinë, Osetinë ose Kosovën

Kiev, 4 qershor, NOA – Zgjedhjet e fundit në Ukrahinë sollën në pushtet opozitën filo rusë. Pas marrjes së detyrës, Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, tregoi se në politikën e jashtme ka të njëjtin orientim si Moska.

Ai u shpreh sot se do të mbajë të njëjtat qëndrime si Rusia për të njohur si shtete të pavarura rajonet separatiste të Gjeorgjisë: Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev, ai tha: “Unë nuk i kam njohur kurrë Abkhazinë, Osetinë e Jugut ose Kosovën si shtete të pavarura. Kjo është një shkelje e ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.

Komentet e Janukoviçit vijnë një ditë pasi Parlamenti i Ukrainës miratoi një projektligj, që rikonfirmon statusin neutral të këtij vendi dhe e parandalon atë nga anëtarësimi në NATO.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE