Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat/Basha:Qeveria E Angazhuar Në Përmbushjen Para Afatit Te Kritereve Shtesë
English

Vizat/Basha:Qeveria E Angazhuar Në Përmbushjen Para Afatit Te Kritereve Shtesë

TIRANË, 4 Qershor/ATSH-Mira Shkurta/.- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha shprehu sot gjatë një konference për shtyp, angazhimin e qeverisë shqiptare në përmbushjen e kritereve shtesë të Komisionit Europian për heqjen e vizave. "Shpreh angazhimin e plotë të Shqipërisë në përmbushjen para afatit të kritereve shtesë të kërkuara nga Komisioni Europian për vizat", tha ministri Basha. Ai përshëndeti vendimin e marrë më 27 maj nga kolegji i komisionerëve të Komisionit Europian, i cili i propozoi Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, heqjen e vizave për Shqipërinë. Ministri Basha falenderoi ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian që bënë të mundur propozimin për Shqipërinë, për t'iu mundësuar qytetarëve shqiptarë kënaqësinë e udhëtimit pa viza brenda këtij viti./a.s//n.m/(vijon)
KOMENTE