Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Dy Ushtarë Britanikë Humbin Jetën Në Një Shkëmbim Zjarri
English

Afganistan - Dy Ushtarë Britanikë Humbin Jetën Në Një Shkëmbim Zjarri

LONDËR, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë britanikë u vranë të premten në një përleshje me armë në Afganistanin jugor, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes. Ushtarët, që i përkisnin batalionit nr. 1 të Regjimentit Mersian, humbën jetën pasi u goditën me armë zjarri nga kryengritësit në distriktin Nahr-e Sarajit në provincën jugore afgane të Helmandit. Këto dy humbje e çojnë në 292 numrin e ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan që nga fillimi i operacioneve të koalicionit kundër talebanëve në vitin 2001. Rreth 10 mijë ushtarë britanikë janë dislokuar aktualisht në Afganistan, kryesisht në provincën e trazuar Helmand, bastioni i rebelimit të udhëhequr nga talebanët. /e.v/
KOMENTE