Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrin Në 170 Bilanci I Të Vdekurve Nga Stuhia Tropikale 'Agatha' Në Guatemala
English

Arrin Në 170 Bilanci I Të Vdekurve Nga Stuhia Tropikale 'Agatha' Në Guatemala

GUATEMALA, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Bilanci i përmbytjeve dhe rrëshkitjes së dherave të shkaktuara nga stuhia tropikale 'Agatha' arrin në 170 të vdekur në Guatemala, një javë pas kalimit të stuhisë së parë tropikale të sezonit të ciklonik në Amerikën Qendrore, njoftuan sot shërbimet e urgjencës. Zyra e koordinimit për lehtësimin e pasojave të katastrofave gjithashtu deklaroi një bilanc prej 101 të zhdukurish dhe 148 të plagosurish, në njoftimin për shtyp. Vendi mbetet ende në gjendje ''alarmi të kuq'', megjithëse reshjet e shirave janë minimizuar. Stuhia, që kaloi një javë më parë brigjet e Amerikës Qendrore, gjithashtu ka shkaktuar rreth 17 viktima në Honduras dhe 10 të tjerë në Salvador. Ajo ka prekur 300 mijë persona dhe ka provokuar dëme të jashtëzakonshme si në Qytetin Guatemala, ku shirat kanë shkaktuar një shembje dherash në formë rrethore të një thellësie prej 30 metrash dhe me diametër 20 metra, që përfshiu një banesë trekatëshe./ /i.p/
KOMENTE