Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do të bëjmë çdo gjë që t’i japim sigurinë më të mirë opozitës
English

Berisha: Do të bëjmë çdo gjë që t’i japim sigurinë më të mirë opozitës

Berlin, 5 qershor, NOA Update – Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalimit të tij në Berlin, në takimin e 27-të ndërkombëtar “Siguria globale, sfidat në rritje”, ka folur dhe për situatën politike në vend.

Bërisha është ndalur në realizimin e zgjedhjeve dhe tolerimet e bëra nga mazhoranca për t’i dhënë garanci opozitës.

“Unë jam shumë i bindur se si qeveri duhet të bëjmë çdo gjë që t’i japim sigurinë më të mirë opozitës. Ky është një detyrim moral dhe ne do ta bëjmë”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Berisha deklaroi se qeveria bëri më të mirën për një proces të lirë dhe të ndershëm.

“Këto zgjedhje, ishin unike në historinë e vendit tim. Ato u mbajtën në një situatë totalisht të ndryshme, me një teknologji totalisht të re, lista votuesish dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale e karta identiteti. Unë vendosa të pranoj çdo propozim të opozitës dhe kisha të drejtë. Pyetjeve të bashkëpunëtorëve të mi, unë iu përgjigje se detyra e qeverisë sime është t’i jap siguri të plotë opozitës. Kështu, ne futëm një ligj plotësisht konsensual, rregulla dhe instruksione në këto zgjedhje dhe të drejtën e vetos, për çdo komisioner, çdo observues”, u shpreh Berisha.

m.xh/NOA

KOMENTE