Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britania: Askush Në Be Nuk Dëshiron Negociata Të Reja Për Kosovën
English

Britania: Askush Në Be Nuk Dëshiron Negociata Të Reja Për Kosovën

BEOGRAD, 5 qershor /ATSH-MIA/ - Askush në BE nuk dëshiron negociata të reja për statusin e Kosovës pasi do të ishte kohë e humbur dhe mund të destabilizonte rajonin, deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Stephen Wordsworth. Në një intervistë për gazetën serbe "Danas", ai paralajmëroi se as Serbisë nuk i nevojitet një konfrontim i ri me Kosovën. "Nëse Serbia ose ndonjë shtet tjetër kërkon të kthehemi prapa, kjo gjë nuk do të ndodhë, sepse askush në Kosovë nuk do të pajtohej me një gjë të tillë", tha ambasadori britanik. "Një procedurë e tillë do të thoshte vazhdim i konfrontimit të Beogradit me 22 anëtarët e BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Funksionarëve serbë u është thënë se insistimi për negociata të reja nuk është ide e mirë", theksoi Wordsworth. "Për BE-në, si tërësi, ekzistenca e Kosovës është realitet dhe 27 anëtarët bien dakord se Kosova ka perspektivën e saj. Askush nuk mund të hyjë në një organizatë dhe të jetë në konfrontim me më shumë se 80 për qind të anëtarëve të saj", deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Stephen Wordsworth./ a.jor.
KOMENTE