Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita Botërore E Mjedisit-Apel Për Politika Të Gjelbra Në Mbrojtje Të Së Ardhmes
English

Dita Botërore E Mjedisit-Apel Për Politika Të Gjelbra Në Mbrojtje Të Së Ardhmes

TIRANË, 5 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Ambientalistët apeluan sot, në Ditën Botërore të Mjedisit, për më shumë politika të gjelbëra në mbrojtje të së ardhmes së Ballkanit Perëndimor. Në Ditën Botërore për Mjedisin u dhanë mesazhe sensibilizuese nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Lëvizja mjedisore BELLS dhe Instituti i Kërkimeve Urbane, nëpërmjet një koncerti në Kodrat e Liqenit Artificial përcollën mesazhin se për çështjet e mjedisit nuk ka kufij administrativë, nuk ka ngjyra të partive politike dhe vetëm nëpërmjet dialogut, partneritetit, mirëkuptimit dhe përputhshmërisë së legjislacionit mund të arrihen ndryshime pozitive. "Qeveritë e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, por për të çelur dyert e BE-së ne duhet të përshtasim dhe respektojmë standardet e saj", tha Edlir Vokopola, koordinator i Lëvizjes BELLS, që operon në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, gjatë një takimi me nxënësit e shkollave të Tiranës ditën e djeshme, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, theksoi se për të patur sukses në mbrojtjen e mjedisit, duhet bashkëveprim i të gjithë institucioneve. Slogani i Ditës Botërore të Mjedisit, 5 Qershor, e përzgjedhur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, është "Shumë specie; një planet; një e ardhme". Më 5 qershor, 1972 OKB zhvilloi në Stokholm të Suedisë konferencën e parë të mjedisit, ku u miratuan "Manifesti i Mjedisit të Njerëzimit" dhe "Plani i Veprimeve". Sipas propozimeve të konferencës së Stokholmit, në tetor 1972, Asambleja e 27-të e Përgjithshme e OKB-së vendosi të krijojë "Programin e Mjedisit të OKB-së" dhe caktoi zyrtarisht 5 Qershorin si "Ditën Botërore të Mjedisit". Që nga viti 1974, Programi i Mjedisit i OKB-së cakton çdo vit një temë për Ditën Botërore të Mjedisit, duke zhvilluar aktivitete përkatëse propaganduese për të forcuar ndërgjegjen e njerëzve për mbrojtjen e mjedisit dhe të ambienteve ku jetojnë. Dita Botërore e Mjedisit është një mundësi që njerëzit në të gjithë botën të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit në nivel lokal dhe global, pasi ka shumë çështje ndërkombëtare të mjedisit që kanë nevojë për vëmendje urgjente, si ndryshimi Klimatik, Biodiversiteti, Siguria Mjedisore, të cilat ndikojnë në shëndetin e planetit tonë, banorëve, florës dhe faunës së tij./s.s./
KOMENTE