Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dritan Prifti: Shqipëria, si një vend i sigurt e me leverdi për investime
English

Dritan Prifti: Shqipëria, si një vend i sigurt e me leverdi për investime

Tiranë, 5 Qershor, NOA - Në mes të javës që vjen, në Hamburg mbahet konferenca e katërt ekonomike gjermano-shqiptare me titull “Potencialet e rritjes - Infrastruktura, logjistika, tregtia”, ku pala shqiptare do të përfaqësohet me një ekip të gjerë zyrtarësh dhe nga radhët e komunitetit të biznesit i interesuar për kooperim me partnerët gjermanë, kryesuar nga ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.

Në një intervistë për DVelle ai thotë se në Hamburg do të prezantohen avantazhet, që ka një investim gjerman në Shqipëri, si taksat e ulëta, kosto e ulët e fuqisë punëtore, niveli i lartë i kualifikimit profesional etj.

Z.Prifti, cilat janë pritshmëritë nga kjo veprimtari e rëndësishme në fushën ekonomike?

- Qëllimi kryesor i yni është që të forcojmë marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë dhe të rrisim në një nivel më të lartë bashkëpunimin mes bizneseve private shqiptare dhe atyre gjermane.

Qeveria gjermane ka mbështetur qeverinë shqiptare gjatë dy dekadave më shumë se kushdo tjetër. Gjermania në disa sektorë të ekonomisë është donatori kryesor, si në energjetikë dhe në sektorin e ujësjellës kanalizimeve. Por synimi është tani që të thithim më shumë sektorin privat gjerman të investojë në Shqipëri.

Çfarë pret pala shqiptare nga ky forum ekonomik?

- Pala shqiptare do ta shfrytëzojë këtë konferencë për ta prezantuar me realizëm Shqipërinë e sotme, potencialet që ajo ka për investime të huaja të drejtpërdrejta dhe për t’u bërë ftesë atyre sipërmarrësve gjermanë që janë të interesuar ta shikojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe të leverdisshëm për investime. Në programet e mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë, ndalemi tek sektori energjetik, me mbështetje të jashtëzakonshme nga qeveria gjermane dhe KFV në 10 vitet e fundit.

Janë mbështetur projekte kryesisht të prodhimit, siç është Bistrica, apo linjat e transmetim shpërndarjes në zonën e Sarandë Gjirokastrës. Pastaj është mbështetur linja e transmetimit 400KË me Malin e Zi. Është dhënë mbështetje e plotë për linjën e re të interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, mbështetje që shkon në 91 milion euro, të akorduara vitin e kaluar.

Përmendim këtu edhe projektet mbështetëse në fushën e efiçencës së energjisë, për kompanitë e vogla dhe të mesme, që operojnë po në sektorin energjitik, për hindrocentralet e vogla dhe të mesme.

Çfarë ofron konkretisht Shqipëria për një investitor gjerman? Pse ai duhet të hapë aktivitet të tij këtu?

Shqipëria ofron sot më shumë se çdo vend tjetër në Europë. Unë përmend të paktën sistemin e taksave. Vendi ka sot taksat më të ulëta në Europë. Absolutisht asnjë vend tjetër europian nuk ka këtë nivel të ulët taksash. Gjermania ka dyfishin e nivelit të taksave, që kemi ne. Pra në aspektin e trajtimit fiskal, këtu kompanitë gjermane paguajnë gjysmën e asaj, që paguajnë në Gjermani.

Ne kemi një vend, ku ka mundësira për të investuar projekte nga fillimi. Këtu në Shqipëri mund të bësh një fabrikë nga e para, mund të ngresh një hidrocentral nga e para. Pra një vend, ku tregu ka nevojë për investime nga fillimi.

Përmend këtu edhe argumentin e kostos së punës, si më të ultën në Europë. Por nga ana tjetër, shton ai, fuqia punëtore është e kualifikuar, sidomos për industritë prodhuese, tekstilet, të veshjeve, industritë mekanike e elektrike etj.

Ne jemi një vend europian, kemi një dalje në Mesdhe, kemi porte aty nga ku mund të furnizojmë gjithë Europën, por dhe në vende të tjera të botës. Unë do t'ia bëj të gjitha këto gjëra të qarta biznesit gjerman dhe kam bindjen se do të gjej interes. Unë e provova këtë javën e kaluar në Francë. Dhe në fakt francezët nuk i dinin këto gjëra për Shqipërinë. Kam bindjen se nuk do të jetë njohja shumë e madhe dhe në Gjermani”, tha për DË, Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës.

DVelle

KOMENTE