Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon: 3-Mujori 2010: Arrijne Ne 145 Miliardë E 660 Milionë Leke Shkembimet Tregtare Me Boten
English

Ekon: 3-Mujori 2010: Arrijne Ne 145 Miliardë E 660 Milionë Leke Shkembimet Tregtare Me Boten

e shtetet e BE-se, importi dhe eksporti i mallrave kapi vlerën e 100 miliardë e 360 milionë lekë - TIRANE, 5 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Lehtësimi i barrierave ndaj biznesit, interesimi i afaristëve për të rritur fitimet, zbatimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë jo vetëm me shtetet e Rajonit, por dhe me ato të BE-së për produkte të caktuara pa tarifa doganore, kanë ndikuar që shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me botën gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2010 të shënojnë vlerën e 145 miliardë e 660 milionë lekëve. Sipas INSTAT, që bëri të ditur shifrat e shkëmbimeve tregtare për 3 mujorin 2010, biznesi privat shqiptar, por dhe ai i huaj që operon në vend, ka shpenzuar për mallra importi gjatë kësaj periudhe 100 miliardë e 360 milionë lekë, nga 94 miliardë e 714 milionë lekë, që ishte vlera e mallrave të importuara në të njëjtën periudhë të vitit 2009. Por në rritje ka ardhur edhe vlera e mallrave të eksportuara, që arriti në mbi 35 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 13 miliardë lekë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, fakt që tregon se edhe industria prodhuese në vend kërkon të konkurrojë në tregjet globale, ku konkurrenca vazhdon të ashpërsohet. Mallrat e importit nga shtetet e BE-së arritën vlerën e mbi 100 miliardë lekëve, por e veçanta e këtij importi të lartë, është "etja" e biznesit që operon në vend për të futur në sipërmarrjet e tyre teknologji të përparuara perëndimore. Ndërkohë eksportet me këto shtete kapën vlerën e mbi 35 miliardë lekëve, duke zgjeruar ambiciet e bizneseve, se vetëm me produkte sipas standardeve cilësore të BE-së mund të zgjerojnë gamën e fitimeve./s.s./
KOMENTE