Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Angela Merkel Këmbëngul Në Nevojën E Zvogëlimit Të Deficiteve
English

Ekonomi - Angela Merkel Këmbëngul Në Nevojën E Zvogëlimit Të Deficiteve

BERLIN, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbënguli sot në nevojën e zvogëlimit të deficiteve publike, pavarësisht kritikave sipas të cilave një rreptësi e tepërt do të rrezikonte frenimin e rimëkëmbjes ekonomike në Evropë. "Për qeverinë dhe Gjermaninë, çështja e mospasjes së deficiteve shumë të larta luan një rol kryesor", deklaroi zyrtarja konservatore pas takimit me presidentin rus Dmitri Medvedev në Meseberg, në veri të Berlinit. Mendojmë se rritja nuk mund të arrihet përballë rreziqeve që sjellin deficitet shumë të larta, por se ajo duhet të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme", deklaroi ajo në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus. Medvedev, i cili ndodhet për vizitë që dje në mbrëmje në Gjermani, u shpreh "i kënaqur me shpjegime" të kancelares dhe theksoi se euroja ka "perspektiva të mira". "Nuk jemi indiferentë ndaj fatit të monedhës unike evropiane. Besoj se ajo është një valutë e mirë pavarësisht krizës", shtoi ai, duke theksuar se një pjesë e madhe e rezervave ruse të valutave të huaja është në euro. "Shpresoj se masat për stabilizimin të marra nga partnerët evropianë do të funksionojnë", vazhdoi ai ndërkohë që disa vende evropiane kanë njoftuar përpjekje për zvogëlimin e deficiteve të tyre publike. Qeveria gjermane pritet të mblidhet nesër për t'u përgatitur për atë që duket të jetë buxheti më i rreptë që prej periudhës së pasluftës, edhe pse situata është shumë më e mirë se sa gjetiu në Evropë. Këto projekte për masa të rrepta ekonomike kanë shkaktuar shqetësime lidhur me bllokimin e rritjes ekonomie në vend të nxitjes së kërkesës së brendshme për përshpejtimin e rritjes ekonomike në kontinent dhe më gjerë. /I.Pu.
KOMENTE