English

Flotilja - Aktivistët Njoftojnë Se Anija "Rachel Corrie" Është Kapur Nga Izraelitët

ROMË, 5 qershor /ATSH-ANSA/ - Burime të organizatës "Free Gaza" shkruajnë sot në faqen e tyre zyrtare të rrjetit social në internet "Twitter" se anija e aktivistëve irlandez të paqes "Rachel Corrie" është kapur nga forcat e marinës izraelite dhe po shoqërohet drejt portit Ashdod. Pasagjerët në bordin e saj janë mirë. Lajmi është postuar në profilin e organizatës në "Twitter" nga "Perdana", shoqëria malajziane bashkëpronare e anijes në bordin e së cilës ndodhet edhe një aktivist i sajë. Në të njëjtën faqe në internet mësohet se anija mund të shihet nga brigjet e Gazës. /e.v/
KOMENTE