Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Media: Rachel Corrie Në Duart E Marinës Pa Asnjë Incident
English

Flotilja - Media: "Rachel Corrie" Në Duart E Marinës Pa Asnjë Incident

TEL AVIV, 5 qershor /ATSH-ANSA/ - Televizioni izraelit "Canale 2" ka konfirmuar se forca ushtarake izraelite kanë marrë drejtimin e anijes "Rachel Corrie" pa përleshje dhe pa dhunë. "Marrja në kontroll ishte paqësore dhe anija tashmë po shoqërohet drejt portit izraelit të Ashdodit", njoftoi televizioni. Lajmin e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i ushtrisë izraelite i cili theksoi se "gjithçka ndodhi pa përleshje dhe pa asnjë rezistencë nga aktivistët që ndodhen në anije". Anija "Rachel Corrie", me 19 aktivistë pro-palestinezë dhe ndihma humanitare në bord, aktualisht po lundron drejt portit izraelit e shoqëruar nga disa njësi të marinës izraelite. /e.v/
KOMENTE