Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Shtypi: Erdogan Mund Të Shkojë Në Gaza
English

Flotilja - Shtypi: Erdogan Mund Të Shkojë Në Gaza

BEJRUT, 5 qershor /ATSH-ANSA/ - Kryeministri turk, Tayyip Recep Erdogan, po vlerëson mundësinë për të shkuar personalisht në Gaza, në mënyrë që të thyejë bllokadën e vendosur nga Izraeli, shkruan sot e përditshmja libaneze "Mustaqbal". Duke cituar "burime shumë mirë të informuara turke", gazeta në pronësi të kryeministrit libanez Saad Hariri, thekson se "Erdogan po mendon të shkojë në Gaza dhe se ka folur për këtë hipotezë me anëtarët e tij të afërt të qeverisë". Sipas të njëjtave burime, kryeministri turk "i paska njoftuar Shtetet e Bashkuara se i ka kërkuar marinës ushtarake turke të shoqërojë një flotë të re humanitare drejt Gazës që aktualisht ndodhet në fazë përgatitje". Gazeta "Mustaqbal" konfirmon se "administrata e SHBA-së është përpjekur ta ndalojë këtë projekt të Erdoganit". /e.v/ a.jor.
KOMENTE