Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Turqi - Të Paktën 5 000 Persona Manifestojnë Kundër Izraelit
English

Flotilja - Turqi - Të Paktën 5 000 Persona Manifestojnë Kundër Izraelit

STAMBOLL, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 5 000 persona manifestuan sot kundër Izraelit në Stamboll në kuadër të sulmit izraelit kundër një flotilje ndihmash nisur drejt Gazës, ku humbën jetën nëntë shtetas turq. Manifestuesit u mblodhën në lagjen Caglayan, në brigjet evropiane të Stambollit me kërkesë të OJQ-së islamike IHH, një prej organizatoreve kryesore të ekspeditës detare me ndihma në Gaza. Dhjetra mijëra persona manifestuan në Turqi kundër Izraelit dhe në mbështetje të Hamasit, lëvizja islamike palestineze që kontrollon Rripin e Gazës, që prej ditës së hënë pas sulmit të komandos izraelite kundër flotiljes ndërkombëtare me ndihma./ /ec/
KOMENTE