Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haldeda: Ekonomia Shqiptare Po Zhvillohet
English

Haldeda: Ekonomia Shqiptare Po Zhvillohet

TIRANE 5 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda tha sot se, "ekonomia shqiptare po zhvillohet dhe shifrat për 5-mujorin e parë të këtij viti janë në rritje". Duke ju përgjigjur akzave të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama një ditë më parë, Haldeda tha gjatë një konference për shtyp sot, se "disa nga treguesit e ekonomisë, opozita kërkon t'i nxijë, të ndryshojë në opinionin publik realitetin dhe të përcjellë tek ta, krizën që ekziston tek opozita dhe kreu i saj". Duke u ndalur në shifra, Haldeda u shpreh se "në muajin maj importet e makinerive dhe pajisjeve rezultojnë 4.1 miliardë lekë, ose 10.3% me shume se i njejti muaj i vitit të kaluar. Në total, importet për muajin maj llogariten 33.3 miliardë lekë, ose 2.5 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë". Vlerësim pozitiv dha Haldeda edhe për eksportet. Sipas tij, eksportet e mallrave shqiptare për 5-mujorin e parë të këtij viti, janë 821 mijë ton mallra, të vlerësuar në 30.2 miliard lekë. "E njëjta periudhë e vitit të kaluar ishte 463 mijë ton, ose 11.6 miliard lekë, ndaj sivjet reflektohet një rritje prej mbi 77% në volum dhe 2.6 herë më shumë në lekë", deklaroi Haldeda. Zëvendësministri i Financave tha se eksporti i energjise elektrike për 5-mujorin e këtij viti është 7.6 miliard lekë, krahasuar më 1.2 miliard lekë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ose 6.3 herë më shumë. Haldeda i quajti "të pabaza" pretedimet për rëndimin e ekonomisë së familjeve shqiptare nga disa ndryshime të bëra së fundi në ligjin "Për Akcizat", ngritur nga kreu i PS-së një ditë më parë. "Këto pretendime janë të pabaza, pasi jo vetëm që nuk prekin jetën e qytetarëve, por përkundrazi, ndryshimi i ligjit "Për Akcizat" reflekton disa ulje në disa produketeve, që janë pjesë e konsumit familjar", sqaroi zv/ministri i Financave gjatë konferencës për shtyp. Sipas tij, këto ndryshime synojnë mbrojtjen e jetës dhe mjedisin e qytetarëve, ç'ka tregohet tek ndryshimet që u janë bërë akcizave të disa produkteve me përmbajtje kimike dhe të përdorura. "Këto ndryshime janë në përputhje të plotë me përafrimin e legjislacionit tonë me atë europian si dhe rritin konkurueshmërinë në rajon", tha Haldeda. Gjithashtu ai vuri në dukje se ndyshimet e bëra në kuadrin rregullator fiskal të viteve të qeverisjes së mazhorancës kanë në bazë filozofinë pro-biznes. "Ne ulëm me 2.5 herë të tatimit mbi fitimin, me 2.3 herë të tatimit mbi të ardhurat, 2 herë të taksës së punës, hoqëm 26 taksa nacionale dhe të tjera ndërhyrje ligjore, të cilat kanë qenë të nevojshme për të siguruar stabilitet makroekonomik, rritje të vazhdueshme ekonomike dhe përafrim të legjislacionit tonë me atë të BE", tha Haldeda. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konference për shtyp dje, shprehu shqetesimin për rritjen e kostos së jetesës së qytetarëve. "Importi është 10 herë më i lartë se eksporti", tha ai./n.m/
KOMENTE