Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kavajë: Kritikët Vlerësojnë Vëllimin Poetik Bulkthe
English

Kavajë: Kritikët Vlerësojnë Vëllimin Poetik "Bulkthe"

KAVAJË, 5 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Vëllimi poetik "Bulkthe" i Nazmi Rolit është vlerësuar jo vetëm si një arritje e poetit kavajas, por dhe një dëshmi e pjekurisë së lëvruesve shqiptarë në këtë gjini, ndërsa jehona pozitive e vëllimit të publikuar në serinë "Equinox" nga shtëpia botuese "Ombra GVG", lidhet dhe me cilësinë e botimit dhe grafikën e pasur poetike. Ciklet që përmban ky botim i kushtohen fillimisht autorëve të preferuar botërorë dhe vendas, ndërsa më pas muza krijuese e Nazmi Rolit bredh në folklorin e pasur të trevës dhe në të shkuarën e tij, duke krijuar "bulkthet" e shkurtëra, një lloj i ri ligjërimi i kondensuar për ngjarje dhe personazhe pa emër. Gjatë diskutimit letrar të zhvilluar këto ditë në Kavajë, poeti Sadik Bejko tha se lexuesit e poezisë janë gjithnjë e më të pakët. Sipas Bejkos, që njihet edhe si kritik letrar, vëllimi i poetit Nazmi Roli vjen pas një kërkimi të gjatë dhe të thellë, ç'ka provon rëndësinë që merr cilësia poetike në raport me lexuesit. Kritiku Abdulla Tafa analizoi hollësisht veprën e fundit të poetit 65-vjeçar, i cili më parë ka provuar me sukses edhe gjininë e letërsisë dokumentare dhe poezisë për fëmijë. Poeti Pandeli Koçi, që kishte redaktuar në vitin 1971 vëllimin e parë poetik të Nazmi Rolit me titullin "Ne", shtoi se në gati 40 vjet, kurba poetike e autorit nga Kavaja ka njohur vetëm rritje. Vlerësime për poezitë dhanë edhe shkrimtarët Matish Gjeluci, Durim Çaça, Rifat Hoxha, Zydi Shehi, etj. /ch/
KOMENTE