Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli i të Drejtave të Njeriut: Në burgjet sekrete, tortura e diskriminim
English

Këshilli i të Drejtave të Njeriut: Në burgjet sekrete, tortura e diskriminim

Gjenevë, 5 Qershor, NOA - Arrestime në vende sekrete, metoda përçudnuese të marrjes në pyetje dhe tortura përçmuese për njeriun.

Këto janë metodat që aplikohen aktualisht në burgjet sekrete, të cilat ekzistojnë në më shumë se 60 shtete të botës.

Një fakt i tillë citohet në raportin e fundit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, i cili ka evidentuar shkelje masive të të drejtave të njeriut në burgjet sekrete.

"Pas 11 shtatorit këto kanë marrë me të vërtet përmasa shumë, shumë të gjëra. Për burgje sekrete të CIA-s mund të flitet në të gjitha shtetet e mundshme, në Afganistan, por madje edhe në Evropë si në Poloni, në Rumani ose në Lituani, edhe në Tajlandë dhe në Pakistan", thuhet në raport.

Ndërsa shtohet se asnjë shtet nuk e ka pranuar ekzistencën e burgjeve sekrete, edhe në Poloni, Lituani dhe Rumani mendohet se ka pasur burgje sekrete të CIA-s.

Ndërkaq, raportuesit specialë kritikojnë faktin që shërbimet e fshehta veprojnë në të gjithë botën në një vakum legal pa ligje, ku nën maskën e luftës ndaj terrorizmit, nxirren jashtë fuqie të drejtat e njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE