Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrabandë pijesh, policia sekuestron 10.000 litra alkool
English

Kontrabandë pijesh, policia sekuestron 10.000 litra alkool

Prishtinë, 5 qershor, NOA – Mbi 10 mijë litra alkool ka qenë sasia e pijeve alkoolike që forcat e policisë dhe doganave të Kosovës kanë sekuestruar në kuadrin e një tregtie të paligjshme, duke përfshirë brenda saj edhe mjaft medikamente mjekësore.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se janë vënë në pranga edhe dy trafikantët e pijeve alkoolike të cilët janë konkretisht Shaban K., 42-vjeç nga Kaçaniku, me profesion tregtar dhe Xhevdet A., 27-vjeç nga Podujeva, edhe ky me profesion tregtar.

Ky aksion i policisë është ndërmarrë në kuadrin e një hetimi të gjatë prej kohësh i një rrjeti të kontrabandimit dhe falsifikimit të pijeve alkoolike kryesisht në rajonin e Prishtinës, por edhe në disa lokalitete të tjera.

Bëhet me dijeni se konkretisht, të dyshuarit janë kapur duke transportuar mallra të kontrabanduara në fshatin Llaplasellë, me një furgon me targa kosovare.

Forcat doganore dhe policore, pas arrestimit të personave të dyshuar kanë konfiskuar sasinë e mallit të shkarkuar nga furgoni në shtëpinë e tyre private, e cila përfshinte

108 pako me nga dy litra pije alkoolike si dhe 50 copë infuzion nga 500 ml (medikament mjekësor).

n.e/NOA

KOMENTE