Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreshnik Qato, me një tjetër fitore në ringun londinez
English

Kreshnik Qato, me një tjetër fitore në ringun londinez

Tiranë, 5 Qershor, NOA /Altin Kodra - Boksieri i shquar shqiptar, i cili e ka mbrojtur për herë të 4-t titullin e kampionit të botës në peshën e mesme të versionit “World Boxing Federation” (WBF), ka korrur dje në mbrëmje fitoren e tij të 24-t në 30 takimet që ka zhvilluar deri më tani në boksin profesionist, pasi ka fituar në një ndeshje ndaj britanikut Met Skrivën.

Qato është ngjitur në ringun e “York Hall” të Bethnal Green në Londër duke patur përballë 36-vjeçarin Skriven, në një ndeshje që ka qenë pjesë një progami prej 5 ndeshjesh të zhvilluara në këtë mbrëmje.

Siç ka bërë edhe në 18 ndeshjet e fundit radhazi, boksieri 32-vjeçar nga Durrësi ka patur epërsi në të 6 raundet e ndeshjes, duke kryesuar që në fillim ndaj rivalit të tij britanik. Madje, Qato e ka rritur gradualisht agresivitetin e tij dhe ka arritur kulmin në raundin e katërt, kur e ka hedhur dy herë në tapet 36-vjeçarin britanik.

Gjithsesi, kaq ka mjaftuar dhe boksieri i mirënjohur shqiptar ka korrur një fitore me vendim unanim, duke e mposhtur Skrivenin me rezultatin e përgjithshëm 60-54. Kjo fitore e Qatos ka ngritur peshë zemrat e qindra shqiptarëve të pranishëm në “York Hall” të Bethnal Green në Londër, të cilët kishin ardhur për të mbështetur idhullin e tyre.

Në përfundim të kësaj ndeshje, boksieri i mirënjohur kuqezi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij në këtë ndeshje, duke ia dedikuar atë si gjithmonë sportdashësve shqiptarë.

“Nuk e vija në diskutim fitoren, por jam shumë i lumtur që e arrita me një paraqitje agresive”, - ka deklaruar Qato, duke shtuar: Ishte një ndeshje që më ndihmon të ruaj formën time sportive për duelet e radhës”.

Qato, kampion i katërfishtë i botës në peshën e mesme

Më 2 maj 2010, boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, ka mbrojtur për të katërtën herë titullin e kampionit të botës në versionin "World Boxing Federation", pasi ka mposhtur argjentinasin Esteban Valdemar Ponce me vendim unanim pas 12 raundesh. Qato është ngjitur në ringun e pallatit të sportit "Asllan Rusi" në Tiranë dhe kundërshtari i radhës për boksierin kuqezi ka qenë argjentinasi Esteban Valdemar Ponce, i cili deri në ndeshjen e mbrëmshme regjistronte në ringun profesionist 16 fitore, nga të cilat 8 i ka mbyllur me nokaut (K.O), 4 humbje dhe 1 barazim. 3

2-vjeçari shqiptar ka kapërcyer pësimin e një "knock-down"-i në raundin e tretë, duke fituar në fund me pikë. Të tre gjyqtarit e ndeshjes ia ka dhënë fitoren 32-vjeçarit kuqezi, i cili ka fituar me vendim unanim me rezultatin 353-328. Kështu, boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, ka mbrojtur për të katërtën herë titullin e kampionit të botës në versionin "World Boxing Federation".

Kush është Kreshnik Qato?

Datëlindja: 13 gusht 1978

Mosha: 32 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Vendlindja: Shqipëria

Vendbanimi: Uembli, Londër - Britani e Madhe

Gjatësia: 180 cm

Kategoria e peshës: E mesme

Promotor: Ylli Ndroqi

Nofka: Shqiponja (The Eagle)

Renditja botërore: 58 / 1083

Renditja evropiane: 24 / 365

Bilanci 30 ndeshje

Fitore : 24 (6 me KO)

Humbje : 6 (2 me KO)

Barazime : 0

a.k/NOA

KOMENTE