Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni - Ahmeti: Jemi Përpjekur Intensivisht Për Realizimin E Synimeve Historike Të Shqiptarëve
English

Maqedoni - Ahmeti: Jemi Përpjekur Intensivisht Për Realizimin E Synimeve Historike Të Shqiptarëve

GOSTIVAR, 5 qershor /ATSH-MIA/ - Sot mbushen tetë vjet nga dita kur u mblodhëm së bashku për të themeluar Bashkimin Demokratik për Integrim, parti që mori mbi supe detyrën e vështirë, por edhe sublime të përfaqësimit të popullit shqiptar, theksoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin me rastin e tetëvjetorit të formimit të BDI-së, që u mbajt në Gostivar. Ahmeti theksoi se ''këtë detyrë po e kryejmë në një kohë plot sprova, që jo vetëm nuk kanë përfunduar, por vijnë gjithnjë e më intensive''. "Për tetë vjet jemi përpjekur të realizojmë synimet historike të shqiptarëve duke e mbështetur angazhimin tonë mbi vlerat kyçe të barazisë, lirisë dhe solidaritetit, kemi dëshmuar se politika mund të realizohet vetëm mbi vlerat e njerëzores dhe mund të gëzojë përkrahjen e popullit vetëm nëse i përmbahet marrëveshjes me të", tha Ahmeti. ''Partia jonë e ka koncentruar angazhimin politik, në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, sepse në themelet e kësaj marrëveshjeje është vendosur sakrifica kolektive, lufta për barazi dhe drejtësi si dhe orientimi euroatlantik i shqiptarëve, si një ndër popujt më të vjetër të Evropës'', theksoi ai. ''Bashkimi Demokratik për Integrim dëshmoi se di t'i mbrojë parimet themelore në pozitë dhe në opozitë'', shtoi Ahmeti./ a.jor.
KOMENTE