Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marina izraelite ndalon një tjetër traget me ndihma drejt Gazës
English

Marina izraelite ndalon një tjetër traget me ndihma drejt Gazës

Gaza, 5 qershor, NOA – Pasi ka kryer para pak ditësh një kontroll të dhunshëm, të shoqëruar me mjaft viktima në një anije ndërkombëtare me ndihma për Rripin e Gazas, marina izraelite ka sulmuar sërish një të tillë në bregdetin e Gazas.

Kështu, media vendase bëjnë me dijeni se ushtria izraelite zhvilloi kontroll në një traget irlandez me ndihma humanitare për palestinezët pa asnjë ushtrim dhune.

Kështu, marina izraelite ka ndaluar pas disa paralajmërimesh tragetin irlandez me ndihma humanitare që donte të futej në Rripin e rrethuar të Gazës, pa shkaktuar asnjë sulm të dhunshëm apo të lënduar prej tij.

Mësohet se trageti me flamurin irlandez do të futet në portin e Ashdodit, ku do të inspektohen 1200 tonët e ndihmave për palestinezët.

Sikundër thuhet se në mesin e rreth 20 aktivistëve pro-palestniezë në bordin e anijes ndodhej edhe nobelistja Mairead Maguire nga Irlanda e Veriut.

n.e/NOA

KOMENTE