Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Qeveria Më Shumë Mbështetje Biznesit Të Fasonëve
English

Meta: Qeveria Më Shumë Mbështetje Biznesit Të Fasonëve

-Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, tryezë të rrumbullakët me biznesin e fasonëve- TIRANE, 5 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, shprehën mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e bizneseve të fasonëve në vendin tonë. Gjatë një takimi sot në Tiranë me përfaqësues të fasonëve, z.Meta vlerësoi rëndësinë e biznesit të fasonit për sa i përket numërit të madh të të punësuarve në këtë sektor dhe theksoi nevojën për një mbështetje më të madhe ndaj këtij biznesi. "Me dialog të vazhdueshëm dhe masa të vazhdueshme në ndihmë të bisnesit të fasonëve do të mund të behet një shtim i kapaciteteve të ketij biznesi", tha zv/kryeministri Meta, duke shtuar se "ky është një sektor që duhet ta mbështesim të gjithë". Ndërsa ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, deklaroi se "ne kemi dhënë një fond të veçantë për këtë biznes, i cili duhet të shpenzohet brenda këtij viti nga biznesi fason për teknologjitë e reja dhe bashkëkohore". Sipas kreut të Ekonomisë, shumë shpejt do të vihet në zbatim edhe një fond prej 25 milionë euro për teknologjitë e reja dhe rinovimin e pajisjeve. Ministri Prifti deklaroi se qeveria do të ndjekë një politikë dhe masa lehtësuese për biznesin fason, e cila do të konsistojë në uljen e TVSH-në masën 25% për sigurimet shoqërore, ndërkohë që po shihet me prioritet falja e kamatvonesave për pagesat e vonuara, duke i ardhur në ndihmë kështu këtij biznesi. Ministri i Ekonomisë propozoi që takimet me përfaqësues të biznesit të fasonëve të bëhen një herë në tre muaj, ndërkohë që vetë eksportuesit e këtij sektori vunë në dukje hartimin e një strategjie të re për biznesin fason, që të zgjidhë dhe mbështesë kërkesat e këtij sektori. Sektori i industrisë prodhuese me fason përbën sot një nga bizneset kryesore, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit vendas, në të ardhurat e GDP, në punësim dhe në eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja, duke zënë mbi 50 % të totalit të eksporteve shqiptare. Në shkallë vendi, në këtë industri punojnë më shumë se 400 subjekte private, të cilat qarkullojnë si xhiro ekonomike 4 miliardë lekë në vit, prej të cilave, vetëm Tirana numëron afro 160 biznese prodhuese, me një xhiro ekonomike prej rreth 1.2 miliardë lekë. Të gjitha firmat e konfeksioneve në Shqipëri kanë të punësuar nga 50 deri në 400 punonjës, me një total prej rreth 15 mijë vetë, 83% e të cilit e përbëjnë gratë dhe vajzat. E gjithë industria e konfeksioneve punon me material porositësi (fason) për eksport, ku rreth 70% e prodhimit ka destinacion kryesisht tregjet e Italisë dhe Greqisë. Në zhvillimin e kësaj industrie në rritje, ndikim mjaft pozitiv japin investimet e huaja direkte, pasi numërohen rreth 50 kompani të huaja, që janë vendosur në qytete të ndryshme të vendit. Në këto ndërmarrje prodhohen veshje për llogari të firmave të njohur të fushës së modës, si nënkontraktorë sikurse janë emrat "Pier Carden", "Adidas", "Rebbok", "Levis", "Escada", "Clink", "Palomino", "Dolce Gabana", "Disney", "Miss Sixty", etj. Por realisht, traditat e industrisë së veshjeve në Shqipëri, lidhet shumë më herët me tregun gjerman të veshjeve, pasi para viteve 90-të mjaft firma gjermane punonin me "fason" në ish-ndërmarrjet e konfeksioneve në Korçë, Durrës, etj./s.s./
KOMENTE