Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Financave përgënjeshtron Ramën: Nuk ka krizë, të ardhurat janë rritur
English

Ministria e Financave përgënjeshtron Ramën: Nuk ka krizë, të ardhurat janë rritur

Tiranë, 5 qershor, NOA - Ministria e Financave ka përgënjeshtruar sot deklaratat e një ditë më parë të Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për thellimin e krizës ekonomike në vend.

Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda, një konferencë për shtyp ju referua të dhënave ekonomike të pesë mujorit të 2010-ës duke theksuar se ato janë pozitive. “Në emër të Ministrisë së Financave jam sot në këtë dalje publike për të rrëzuar dhe përgënjeshtruar, pretendimet e kreut te opozitës në lidhje me situatën ekonomike në vend”, u shpreh Haldeda.

Ai u shpreh se importi i makinerive dhe pajisjeve, duke e krahasuar muajin maj 2010 me muajin maj 2009 rezulton të ketë rritje në volume. Ndërsa për importet “në maj të vitit 2010 janë 33.3 miliard lekë dhe në maj 2009 janë 32.5 miliard lekë ose 2.5% me shumë”, tha Haldeda. Ai theksoi se të ardhurat nga importet janë 3 % më shumë se programi.

Ai u shpreh se dhe shifrat e eksporteve reflektojnë një rritje prej mbi 77 % në volum dhe 2.6 herë më shumë në lekë.

Haldeda theksoi se shifrat e dhëna janë transparente. “Përsa i përket prentedimeve për rëndimin e ekonomisë së familjeve shqiptare nga disa ndryshime të bëra së fundi në ligjin “Për Akcizat”, theksoj se këto pretendime janë të pabaza pasi jo vetëm që nuk prekin jetën e qytetarëve por përkundrazi ndryshimi i ligjit “Për Akcizat” reflekton disa ulje në disa produkteve që janë pjesë e konsumit familjar”, theksoi ai.

m.xh/NOA

KOMENTE