English

Ndahet nga jeta aktorja Esma Agolli

Tiranë, 5 qershor, NOA /Milena Selimi - Është ndarë në moshën 82-vjeçare nga jeta aktorja e mirënjohur, Esma Agolli.

Familjarët thonë se ajo pësoi një infarkt kardiak në shtëpinë e saj në Tiranë, në orët e para të ditës së sotme.

Ceremonia e varrimit u zhvillua në orën 16:00 në një mjedis familjar, sipas amanetit të vetë aktores.

Esma Agolli është një nga emrat më të njohur të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare. Karrierën e saj e filloi në vitin 1948 dhe ka interpretuar rreth 60 role.

Veçojmë filmat "Mysafiri" në vitin 1979, "Përtej mureve të gurta" në 1979, "Fëmijët e saj" në vitin 1957, etj.

Ndërsa në teatër do të kujtohet për rolin e Mirandolinës tek “E Zonja e bujtinës”, apo në shfaqjen “Gratë gazmore të Uindsorit”, në kryeveprën e Shekspirit “Mbreti Lir”, si dhe në veprat shqiptare si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë, me regji nga Pirro Mani, “Cuca e Maleve”, etj.

Esma Agolli mban titullin "Artiste e Merituar".

m.s/n.e/NOA

KOMENTE