Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis në Podujevë Festivali “Teatri Ndryshe”
English

Nis në Podujevë Festivali “Teatri Ndryshe”

Podujevë, 5 qershor, NOA - Ka nisur të premten në mbrëmje në Podujevë, edicioni i dytë i festivalit të teatrit, “Teatri ndryshe”, i cili do të zgjatë deri më 10 qershor.

Për gjashtë mbrëmje publiku do të ketë mundësi të shohë disa shfaqje në skenë të hapur dhe të mbyllur, të cilat në këtë festival sjellin risi të hulumtimit të shprehjes skenike. Podujeva ishte mbrëmë mikpritëse e artistëve nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, ku u organizua edhe hapja zyrtare e Festivalit gjithëkombëtar ambiental “Teatri Ndryshe”. Ky festival po mbahet nën patronazhin e kryetarit të komunës së Podujevës Agim Veliu.

“Ky festival ka të bëjë me shfaqje në teatrin ambiental, intenca është që shfaqjet ti nxjerrim jashtë, në ambiente te hapura ku është edhe gjeneza e teatrit, apo të shkojmë atje ku është edhe spektatori”. shprehet Agron Gërguri, themeluesi dhe drejtuesi i festivalit.

Ndërsa kryetari i Podujevës, Agim Veliu beson se “Edicioni i dytë i festivalit “Teatri Ndryshe” të ndikojë në afirmimin e teatrit si art dhe kulturë, të identifikojë dhe zhvillojë tendenca të reja shprehëse, duke kërkuar e gjetur mundësi të reja për shprehje teatrore”.

Duke u dhënë hapësirë shprehjeve të reja teatrore stimulohen krijuesit teatror dhe krijuesit tjerë të cilët guxojnë të provojnë ndryshe për të gjetur rrugën deri te spektatori i ri i cili tashmë ka edhe kërkesa tjera.

Teatri ashtu si mediumet tjera do të duhej që spektatorit t’i jep mundësi të reja të qasjes, ndoshta edhe të shkoj atje ku është ai. Festivali është një nga mënyrat më të suksesshme për të nxënë spektatorin e ri, duke e ruajtur edhe atë spektatorin e ashtuquajtur tradicional, i cili do ti kthehet teatrit, nëse i bëhet një ofertë e mirë promovuese.

“Një prej ideve pse mbahet kështu festivali dhe pse ka këtë emër është që regjisorët dhe gjithë artistët e tjerë të një shfaqje, kanë guximin të provojnë diçka ndryshe, qoftë edhe me gabime por që janë hulumtues brenda kornizave të mbarështimit teatror, çfarëdo gjinie që është ajo”-vazhdon Gërguri.

Regjisori Agron Gërguri, i cili është themelues dhe drejtues i këtij festivali, sivjet ka shtuar përpjekjet që ky festival të ketë karakter më të gjerë dhe pos shfaqjeve nga Kosova aty do të jenë edhe shfaqjet nga Shqipëria e Maqedonia.

Në festival veç shfaqjeve garuese për çmimet e festivalit, përzgjedhjen e të cilave e ka bërë dramaturgu dhe regjisori Haqif Mulliqi, do të jetë edhe një shfaqje mysafire “Një përkujtim në kafe teatër” e regjisorit Haqif Mulliqi, e cila do të jepet në natën finale të festivalit.

Në kuadër të festivalit do të ketë edhe debate pas shfaqjeve, për shfaqjet dhe për probleme të zhvillimit të teatrit, por do të ketë edhe aktivitete të tjera përcjellëse si, punëtori teatrore, ekspozita të artit figurativ, video prezantime, ekspozita të fotografive dhe performanca të tjera artistike.

Gjithashtu në kuadër të festivalit do të ketë edhe prezantime librash që janë botuar mbi teatrin. Është planifikuar që kësaj here të prezantohen dramat e Milazim Krasniqit dhe dramat e sapo botuara të Ekrem Kryeziut.

Ende nuk janë bërë të njohura shfaqjet pjesëmarrëse, (Festivali nuk ka një site zyrtar) ndërsa mësohet se Shqipëria do të ketë një prezencë me komedinë gri “Ana” e Angelo Longoni, me aktorët Romir Zalla dhe Marin Orhanasi, me regji të Alfred Trebickës, e cila do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Teatrit në Podujevë, Kosovë.

m.s/NOA

KOMENTE