Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps:Shqipëria Larg Standardeve Për Antikorrupsionin
English

Ps:Shqipëria Larg Standardeve Për Antikorrupsionin

TIRANË, 5 Qershor/ATSH/.- Partia Socialiste deklaroi sot se vendi është ende larg standardeve në luftën kundër korrupsionit. Duke iu referuar një raporti të Bankës Botërore "Mbi rritjen e konkurrencës së sektorit privat në Shqipëri", deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, tha sot në një deklaratë për mediat se "Raporti tregon se Shqipëria mbetet pas të gjitha vendeve të tjera në rajon për investime direkte të huaja për frymë dhe korrupsioni është një ndër pengesat kryesore që i ndalon biznesmenët e huaj të investojnë në Shqipëri". "Kjo nuk është mënyra në të cilën Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian, nisur nga fakti që korrupsioni është dhe një nga kushtet që i janë vënë qeverisë për liberalizimin e vizave", theksoi deputeti i PS-së./a.s/
KOMENTE