English

Qipro - Papa Mund Të Takohet Me Myftiun E Veriut

NIKOZI, 5 qershor /ATSH-ANSA/ - Papa mundë të takohet sot pasdite me Myftiun e Qipros, Yusuf Suicmez, njoftoi agjencia e lajmeve I.MEDIA. Dje, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, at Federico Lombardi, deklaroi se një takim i tillë kishte gjasa të ndodhte. Vizita e Papa Benediktit XVI zhvillohet në territorin greko-qipriot dhe nuk parashikon asnjë vizitë në veri, në territorin turko-qipriot. "Misioni i papës është për të gjithë popullin e ishullit", theksoi at Lombardi. /e.v/
KOMENTE