Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nëse mohohet transparenca, sërish në protesta
English

Rama: Nëse mohohet transparenca, sërish në protesta

Korçë, 5 qershor, NOA - Partia Socialiste do të rifillojë protesta popullore nëse negociatat me Partinë Demokratike nuk krijojnë mundësinë e realizimit të transparencës për zgjedhjet vitit të kaluar.

Ky është mesazhi që ka dhënë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar sot në qytetin e Korçës me elektoratin socialist. Kreu i PS-së në fjalën e tij është ndalur në situatën e rënduar ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Ai ka theksuar se rënia e ekonomisë është e lidhur ngushtë me zgjedhjet dhe mungesën e transparencës nga ata që na qeverisin.

Por nga ana tjetër, Rama, në fjalën e tij i ka kushtuar një vend të rëndësishëm grevës së urisë.

Ai tha se greva ishte një mjet të cilën PS-së nuk e zgjodhi, por u detyrua ta merrte për të bindur kundërshtarin.

Ai ka hedhur poshtë dhe pretendimet për një dështim të saj dhe mos arritje të rezultatit të pritur.

“Greva na dha mundësi të flasim për ideale, na dëshmoi se në Partinë Socialiste ka fuqi morale”, u shpreh Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE